Ky vend i madh prej kohësh po vuan.
Italia mund të ketë arritur finalen e Championsit me Interin në 2023 e 2025, si dhe ndonjë gjysmëfinale, por shijen e trofeut e kanë harruar që nga viti 2010.
Seria A pati dështimin e radhës në konkurrimin më të rëndësishëm europian të klubeve, me asnjë skuadër të kualifikuar direkt për në raundin e dytë.
Napoli kampion, Interi, Juventusi dhe Atalanta nuk ia dolën të ishin në 8 vendet e para, ku ka vetëm anglezë, një Bajern, Barcelona dhe Sportingu i Lisbonës.
Nga të gjitha skuadrat e Apenineve që të fitonte ia doli vetëm Interi, ndërsa napolitanët e Antonio Kontes, u eliminuan.
Sukses 2-0 në Dortmund ndaj Borusias vendase me gola të shënuar në fund nga Dimarko dhe Diuf.
Zikaltërit e merituan, por sërish mbetën në plej of.
Atalanta pësoi një humbje të hidhur në Belgjikë ndaj Unionit, me kapitenin kuqezi Berat Gjimshiti në stol.
Vendasit ia dolën me rrjetën e realizuar nga Halaili 20 minuta para fundit.
Juventusi, ndërkaq, u mjaftua me barazimin pa gola në fushën e Monakos, dhe e vërteta është që aq fitorja nuk do ta kishte kualifikuar direkt.
“Një kupë e hidhur, – titullon “La Gazeta delo Sport”, – çfarë befasie për Interin, fiton por shkon në plej of me Juven dhe Atalantën! Napoli jashtë!”
“Il Korriere delo Sport” bën lojë fjalësh në titullin “triplejof” me kuptimin plej of I trefishtë! Inter, Juve dhe Atalanta në plej of, Napoli jashtë!”
E përditshmja nga Torino, “Tutosport” kënaqet për Juventusin që siguroi plej ofin me barazimin pa rreziqe në Montekarlo, por hidhërohet për të tjerat: Fiton vetëm Interi, por shkon në plej of dhe ekziston rreziku Murinjo!
Tashmë, Interi, Juventusi dhe Atalanta presin shortin që mund të jetë I vështirë, dhe vetëm milanezët japin më shumë shpresë për të vazhduar.


