Italia hap turizmin, Draghi: “Gati të mirëpresim botën”

schedule15:14 - 5 Maj, 2021

schedule 15:14 - 5 Maj, 2021

Italia synon të hapë turizmin gjatë këtij muaji, tha kryeministri, Mario Draghi, duke theksuar se vendi është “gati të mirëpresë botën”.

Qytetarët të cilët janë vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga BE, janë rikuperuar nga sëmundja ose kanë një test negativ jo më shumë se 48 orë para udhëtimit do të lejohen të hyjnë në vend pa kufizime.

Rregullat e reja do të zbatohen për të gjitha vendet përveç atyre që janë në listën e zezë të kufizimeve të udhëtimit, përfshirë Brazilin dhe Indinë. Sektori i turizmit në Itali, i cili përbënte 14% të PBB-së përpara pandemisë, humbi një total prej 120.6 miliardë eurosh në vitin 2020, sipas shifrave nga Këshilli Botëror i Turizmit në Prill./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!