Italia gjobit Google me 100 milionë euro për abuzim

schedule13:55 - 13 Maj, 2021

schedule 13:55 - 13 Maj, 2021

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës në Itali ka gjobitur Google me 100 milionë euro për mbylljen e aplikacionit për smartphone që ofron rimbushjen e automjeteve elektrike.Autoriteti tha se Google, sistemi operativ Android i të cilit dhe dyqani i aplikacioneve Google Play dominojnë tregun italian, kishte abuzuar me pozicionin e tij në treg duke bllokuar një aplikacion Enel X për përdoruesit e automjeteve elektrike.

Rregullatori shtoi se do të kërkonte që Google të vërë në dispozicion aplikacionin Enel X në Android Auto, i cili pasqyron tiparet e një pajisjeje Android, të tilla si një smartphone, në ekranin e panelit të makinës. Gjoba është për një shkelje të nenit 102 të Traktatit mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian, i cili rregullon monopolet dhe çështjet që përfshijnë kufizimin e konkurrencës.

Italia zbuloi se Google nuk e lejonte Enel X Italia të zhvillonte një version Android të aplikacionit të saj JuicePass. “Duke refuzuar ndërveprimin e Enel X Italia me Android Auto, Google ka kufizuar padrejtësisht mundësitë që përdoruesit të përfitojnë nga aplikacioni Enel X Italia kur ngasin dhe rimbushin një automjet elektrik,” deklaroi autoriteti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!