Italia do të zgjasë ligjin për furnizimin e Ukrainës me armë deri në vitin 2023

schedule13:39 - 21 Nëntor, 2022

schedule 13:39 - 21 Nëntor, 2022

Italia do të miratojë një ligj të ri për furnizimin e Ukrainës me armë gjatë gjithë vitit 2023, tha ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto për gazetën Il Foglio, sipas mediave të huaja.

Ligji do të lejojë qeverinë e Romës të dërgojë ndihmë në Ukrainë pa kërkuar autorizimin parlamentar bazuar në një dekret që skadon në fund të vitit.

“Ministria e Mbrojtjes së shpejti do të propozojë rinovimin e të njëjtës masë, duke e zgjatur deri në 2023”, tha Crosetto.

Siç ka bërë në të kaluarën, Italia do të vazhdojë furnizimin me armë, “në kohën dhe mënyrat që ne do të bien dakord me aleatët tanë në Atlantik dhe me Kievin”, shtoi Crosetto.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!