Itali/ Zgjedhjet e parakohshme, referendum për mbijetesën e euros?

schedule19:13 - 28 Maj, 2018

schedule 19:13 - 28 Maj, 2018

Zgjedhjet e parakohshme në Itali nuk do të jenë thjesht një proces politik, por do të kenë tiparet e një referendumi, për qëndrimin apo daljen e vendit nga Eurozona. Në një analizë, agjencia e lajmeve “Reuters”, vlerëson se zgjedhjet mund të fundosin euron, ose ta shpëtojnë atë.

Euro u duk sikur mori një plumb kur koalicioni qeverisës euro-skeptik i Italisë dështoi. Por nga ana tjetër, dështimi mund të kthehet në një komardare shpëtimi për monedhën e përbashkët të Europës. Të dielën presidenti Mattarella refuzoi emërimin e një personazhi euro-skeptik si Paolo Savona në postin e ministrit të Ekonomisë. Savona, aq i mbështetur nga radikalët e Ligës së Veriut dhe Lëvizja 5 Yjet, më herët kishte deklaruar se Italia duhet të dalë nga Eurozona. Por tani dy partitë, të cilat ishin rivale në zgjedhjet e marsit, por shqyrtojnë opsionin e bashkimit të forcave në prag të zgjedhjeve të parakohshme, që mund të mbahen në vjeshtë ose në fillim të vitit të ardhshëm. “Zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë thjesht politike, por një referendum i vërtetë mes atyre që duan një Itali të lirë, apo një Itali servile dhe skllave”, deklaroi të hënën kryetari i Ligës së Veriut, Matteo Salvini. Ai ka theksuar se, Italia sot nuk është një vend i lirë, por një vend i pushtuar financiarisht nga Gjermania, Franca dhe eurokratët. “De fakto, zgjedhjet do të kenë tiparet e një referendumi për Bashkimin Europian dhe Euron. E gjithë Eurozona është në rrezik”, ka deklaruar Francesco Galietti, shef i një kompanie konsulence në Romë, për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Vlera e euros, letrave me vlerë dhe aksioneve arriti një lloj ekuilibri të hënën pasi presidenti Mattarella vendosi veton ndaj emrit të Savonës, por më vonë opsioni i zgjedhjeve të parakohshme riktheu frikën. /abcnews.al