Itali/ Shqiptarja hidhet nga ballkoni për t’i shpëtuar dhunës së partnerit të saj

schedule17:44 - 19 Nëntor, 2023

schedule 17:44 - 19 Nëntor, 2023

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një shqiptare është hedhur nga ballkoni i banesës në katin e dytë. Sipas mediave italiane, ajo kreu këtë veprim për t’i shpëtuar partnerit që po e rrihte.

Nëna e re është gjallë por në gjendje shumë të rëndë. Ngjarja është shënuar në Bolonja. Burri i saj, po ashtu shqiptar, 40 vjeç, kishte dyshime të forta se ajo e ka tradhëtuar.

Duke mos u shqetësuar për praninë e fëmijëve në shtëpi, ai filloi ta rrihte gruan, e cila për t’i shpëtuar dhunës, ka vrapuar drejt dritares, duke u hedhur poshtë.

40 vjeçari u arrestua për vrasje të mbetur në tentativë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!