Migena Kellezi, me origjinë shqiptare dhe me pasaportë italiane është vrarë nga bashkëshorti i saj Dritan Sulollari, në banesën e tyre në Trieste të Italisë. Në momentin e krimit në shtëpi ndodhej dhe djali 8 vjeçar i çiftit. Autori i krimit është arrestuar.
Një grua 30 vjeçare është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj gjatë një zënke të ashpër në banesën e tyre në rrugën Kampaniola në Gradiska të Triestes.
Migena Kellezi, me origjinë shqiptare dhe me pasaportë italiane jetonte në Itali prej disa vitesh. Ajo kishte ardhur me bashkëshortin e saj Dritan Sulollari, dhe ai shqiptar 37 vjeç, i cili në atë kohë punonte si kamarier në një Piceri. Autori i krimit, i cili prej disa muajsh ishte i papunë, u arrestua nga policia.
Viktima u godit me një thikë në fyt dhe në momentin e krimit në një dhomë tjetër të banesës ndodhej dhe djali tetë vjeçar i çiftit.
Pas krimit, Sulollari ka pritur mbërritjen e ndërhyrjes së shpejtë dhe të forcave të rendit pasi kishte lajmëruar vetë ai policinë duke pranuar krimin e bërë.
Sipas fqinjëve të çiftit shqiptar ata ishin një familje e qetë dhe askush nuk i kishte dëgjuar të grindeshin deri në tragjedinë e mëngjesit së të mërkurës.
Pjesa më e madhe e atyre që i njihnin ishin në gjendje shoku pasi nuk kuptonin arsyet që e çuan 37 vjeçarin të vriste bashkëshorten e tij./abcnews.al