Itali, shpërthim në një ndërtesë në Aleksandria, humbin jetën zjarrfikësit

schedule13:22 - 5 Nëntor, 2019

schedule 13:22 - 5 Nëntor, 2019

Tre viktima dhe një i plagosur është bilanci i një shpërthimi ende të panjohur, në një ndërtesë në Aleksandria të Italisë. Viktimat janë 3 zjarrfikës që kishin ndërhyrë për të shuar zjarrin, pas një shpërthimi të parë. I plagosuri është një agjent policie.

Tre zjarrfikës kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në një ndërtesë në Alesandria të Italisë. Shpërthimi ka ndodhur në orën 2 të natës në një zonë të pabanuar, për shkak të një rrjedhje gazi apo zjarr. I plagosur ka mbetur dhe një agjent policie, i cili është jashtë rerzikut për jetën.

Sipas të dhënave të para të publikuara nga mediat italiane, zjarrfikësit kanë ndërhyrë pas shpërthimit të parë që kishte shkaktuar shembjen e një pjese të ndërtesës. Teksa po punonin ndodhi dhe shërbimi I dytë I cili rezultoi fatal për tre nga zjarrfikësit. Njëri prej tyre fillimisht u shpall i zhdukur, por trupi i tij i pajetë u gjet pas disa orësh në gërmadha.

Sipas burimeve të komandos provinciale të karabinierëve, shpërthimi i parë mund të ketë qenë i qëllimshëm./abcnews.al