Itali, shpërthim i fuqishëm në portin e Livornos

schedule14:55 - 28 Mars, 2018

schedule 14:55 - 28 Mars, 2018

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një serbator në portin industrial të Livornos në Itali. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ekipe të shumta zjarrëfikëse dhe ambulance të shumta. Sipas disa dëshmitarëve, që citohen nga mediat italiane, gjatë shpërthimit disa punonjës kanë mbetur të plagosur. Zona e depozitave të naftës është evakuuar plotësisht. Nuk dihet ende shkaqet e shpërthimit, apo nëse ka ndonjë viktimë. Zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve dhe shpëtimin e punonjësve./abcnews.al