Itali, shkalla e punësimeve arriti nivele rekord gjatë prillit

schedule12:12 - 31 Maj, 2024

schedule 12:12 - 31 Maj, 2024

Shkalla e punësimit në Itali arriti një rekord të lartë prej 62.3 për qind në prill, me 0.1 pikë përqindjeje më lart se sa në muajin mars, sipas Istat. Agjencia kombëtare e statistikave tha sot se numri i njerëzve në punë u rrit me 84 mijë në prill.

Papunësia ra në 6.9 për qind, me 0.2 pikë në krahasim me muajin mars për ta çuar në nivelin më të ulët qe nga dhjetori 2008, raporton ANSA

Istat tha se shkalla e papunësisë për moshat nën 25-vjeç që janë aktive në tregun e punës ishte e qëndrueshme në 20.2 për qind. Agjencia shtoi se shkalla e pasivitetit ishte gjithashtu e qëndrueshme në 33 për qind.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!