Itali/ Qeveria rrit në 25 miliardë euro fondin e emergjencës

schedule12:38 - 11 Mars, 2020

schedule 12:38 - 11 Mars, 2020

Sot, qeveria italiane ka rritur në 25 miliardë euro fondin e emergjencës për të përballuar situatën e jashtëzakonshme që po përjeton vendi nga epidemia e koronavirusit.

Kryeministri italian tha se shuma e akorduar nuk do të përdoret e gjitha menjëherë, por sigurisht që do të përdoret për të përballuar të gjitha vështirësitë e kësaj emergjence.

Gjysma e shumës, e cila do të përdoret menjëherë  kryesisht do të shkojë në mbështetje të biznesit, familjeve, sektorit të shëndetësisë  dhe tregun e punës

Kryeministri Giuseppe Conte gjithashtu ka vlerësuar vendimin e BE i cili ka planifikuar të japë një fond prej 25 miliardë eurosh për të mbështetur sistemin shëndetësor, tregun e punës dhe pjesët më të rrezikuara të ekonomisë së Unionit, i prekur nga epidemia e koronavirusit.

Europa po ecën me një plan që do të detajohet në fundjavë nga Presidentja e Komisionit, von der Leyen, dhe që do të miratohet nga ministrat e financave në Bruksel. Kjo do ti lejojë qeverisë italiane të kryeministrit Conte të shkojnë deri në një prag të deficitit buxhetor afër 3% për të mbështetur ekonominë. Për Italinë, kjo është e barabartë me rreth dhjetë miliardë euro.

Ministri i Ekonomisë Roberto Gualtieri garantoi se askush nuk do të humbasë punën nga situata shëndetësore kurse Ministrja e Punës, Nunzia Catalfo ka njoftuar se do të ketë “rregulla të veçanta për të vetëpunësuarit dhe ata me kontrata sezonale të cilat parashikojnë “pezullimin e pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, në mënyrë që të mbrohen të gjithë sektorët”.

Për familjet, mbështetja e propozuar nga Ministri Bonetti është e dyfishtë: leje prindërore prej 15 ditësh e ndarë midis babait dhe nënës në mënyrë proporcionale dhe një kupon prej të paktën 600 euro, që do të rritet në një mijë në rastin e punonjësve të shëndetit për të mbuluar shpenzimet e babysitter dhe ndihmë familjare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!