Itali, ndryshime në Kodin Rrugor: 1700 euro gjobë për ata që përdorin telefonat në timon

schedule14:05 / 07/01/2020

Kodi Rrugor në Itali ka pësuar ndryshime të rëndësishme si pasojë e rritjes së numrit të aksidenteve. Në objektivin e Policisë Rrugore është përdorimi i telefonave nga shoferët dhe shpejtësia e lartë e automjeteve. Mes normave të reja për sigurinë që do të votohen në parlamentin Italian ka një ashpërsim në gjoba për ata që përdorin telofonat kur drejtojnë automjetin.

Gjobat do të variojnë nga 420 euro deri në 1700 euro, si dhe në pezullimin e patentës për tre muaj në rast përsëritjeje, apo kur shoferi njëkohësisht lëviz me shpejtësi të lartë. Ndërsa që nga viti 2024 do të hyjë në fuqi ligji që detyron vendosjen e rripit të sigurisë dhe në autobusët e shkollave.

Por nuk janë risitë e vetme. Në momentin që parakalohet nëj biçikletë, distancë anësore duhet të jetë minimalisht 1.5 metra. Por në tekst përfshihen dhe një sërë masash për sigurinë rrugore brenda qyteteve. Në rrugët pranë shkollave shpejtësia maksimale e lejuar do të jetë 30 kilometra në orë, të paktën në oraret e hyrjes dhe daljes së nxënësve.

Bashkitë mund të përdorin bandat muzikore për të ngadalësuar shpejtësinë e automjeteve. Në fund është refuzar propozimi i Grupit Parlamentar të Legës që shpejtësia maksimale në autostradat me tri korsi të jetë 150 kilometra në orë nga 130 që është aktualisht./abcnews.al

schedule14:05 / 07/01/2020