Itali, largimi i njerëzve të kualifikuar i kushton vendit 134 miliardë euro

schedule13:49 - 28 Tetor, 2024

schedule 13:49 - 28 Tetor, 2024

Nga viti 2011 deri në vitin 2023, Italia dëshmoi një migracion në rritje të të rinjve, pasi rreth 550 mijë italianë nga mosha 18 deri në 34 vjeç vendosën të largoheshin nga vendi për t’u vendosur jashtë vendit, shkruan adnkronos.it.

Ky fenomen sipas autoriteteve mbetet ende alarmant dhe përkon gati me zbrazjen e gjysmës së popullsisë së qytetit të Milanos.

”Italia, me një humbje të vlerësuar prej 134 miliardë eurosh të kapitalit njerëzor në 13 vitet e fundit, nxjerr në pah një problem strukturor që ka të bëjë jo vetëm me ekonominë, por edhe me aftësinë për të tërhequr dhe mbajtur talentet e reja”, thuhet në raportin e fondacionit ”Nord Est”.

Në një kontekst evropian, Italia spikat negativisht: është vendi me shkallën më të ulët të atraktivitetit të të rinjve. Për çdo të ri evropian që zgjedh të vijë të jetojë në Itali, largohen tetë italianë. Me një kapacitet tërheqës prej 6%, Italia renditet pas Zvicrës, e cila pret 34% të të rinjve evropianë dhe Spanjës, e cila qëndron në 32%.

Për më tepër, midis të rinjve italianë që emigrojnë, 50% kanë diplomë universitare dhe një e treta me diplomë, me një prevalencë të theksuar largimesh nga Italia e Veriut, duke nxjerrë në pah se si fenomeni përfshin kryesisht të rinj të kualifikuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!