ITALI/ Gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjak, gjendet në përrua trupi i pajetë i një gruaje, dyshohet se është shqiptare

schedule14:23 - 5 Qershor, 2022

schedule 14:23 - 5 Qershor, 2022

Trupi i pajetë i një gruaje gjysmë të zhveshur  është gjetur mbrëmjen e djeshme pranë përroit Parmigliola, në Marinella di Sarzana në provincën  La Spezia (Itali).

Sipas asaj që mësohet rreth trupit është gjetur shumë gjak, nuk përjashtohet mundësia që gruaja të jetë qëlluar për vdekje para se të hidhej në përrua.

Rai News shkruan se gruaja është e moshës 30 deri në 40 vjeç dhe dyshohet se  është me origjinë shqiptare.

Identifikimi është ende në vazhdim nga autoritetet.

Pranë trupit nuk u gjetën as çantë dore, as dokumente apo sende personale.

Hetuesit nuk përjashtojnë pistën që gruaja të jetë plagosur për vdekje në një vend tjetër dhe është hedhur aty, pavarësisht sasisë së madhe të gjakut, në fakt për momentin nuk është gjetur asnjë predhë pistolete apo pushke.

Trupi i pajetë u gjet pak pas orës 02:00 të natës së kaluar.

Megjithatë, do të jetë autopsia ajo që do të zbardhë shkakun e vërtetë të vdekjes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!