Itali/ Avioni rrëzohet dhe shpërthen në flakë, dy të vdekur

schedule15:17 - 22 Gusht, 2024

schedule 15:17 - 22 Gusht, 2024

Një avion është rrëzuar pranë një autostrade në Itali rreth orës 13:00, duke shkaktuar vdekjen e pilotit dhe të pasagjerit. Avioni ishte nisur nga fusha ajrore “Alvaro Leonardi” në Maratta dhe për destinacion kishte L’Aquila-n.

Sipas informacioneve, avioni me emrin “Aeroclub Pescara” ka fluturuar mbi autostradën E45, duke u rrëzuar menjëherë më pas.

Pas rrëzimit avioni ka shpërthyer në flakë dhe piloti e pasagjeri kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!