ITALI- Më shumë se 80 kilogramë kokainë e pastër, e destinuar për t’u shitur në Italinë veriore, u kapën nga policia financiare e Torinos.
Një 52-vjeçar me kombësi shqiptare u arrestua, ndërsa lënda narkotike planifikohej të shitej në Lombardi dhe Piemont.
Burri u ndalua në Brignano Gera d’Adda në provincën e Bergamos, ndërsa ishte në makinën e tij. Sipas mediave italiane, nëse kjo sasi droge nëse do shitje në treg do kapte vlerën e 8 milionë eurove.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet për trafikim dhe posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike ose psikotrope./ abcnews.al