Itali/ Arrestohen “ujqërit” neonaziste, në pranga 12 persona, po përgatisnin sulm ndaj Melonit

schedule19:29 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 19:29 - 4 Dhjetor, 2024

Policia italiane ka arrestuar një grup prej 12 neo-nazistësh që kishin përgatitur për një sulm ndaj kryeministres Giorgia Meloni. Grupi i quajtur “Werewolf Division” akuzohet për përgatitjen e sulmeve të rënda, propagandë për nxitje të krimeve racore, etnike dhe fetare dhe armëmbajtje pa leje.

Policia italiane tha në një deklaratë se anëtarët e grupit kishin shprehur ideale supernaciste dhe neonaziste.

Sipas dëshmive të deritanishme, të arrestuarit mohuan Holokaustin e hebrenjve dhe planet e tyre përfshinin përmbysjen me dhunë të shtetit demokratik dhe institucioneve të tij, me qëllim krijimin e një shteti autoritar, i cili sipas planet e tyre, duhet të bazohet në supremacinë e racës ariane.

Pjesë e grupimit ishin persona nga mosha 19 deri në 76 vjeç.

Sipas policisë italiane, “Divizioni Ujk” mori emrin e tij nga një projekt sabotazhi dhe gueril nazist që synonte trupat aleate në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan sende të shumta, duke përfshirë flamuj, pankarta dhe thika me simbole naziste. Me urdhër të Prokurorisë Kombëtare të Italisë kundër mafies dhe terrorizmit, po kryhen kontrolle edhe në Milano, Bari dhe Romë, Palermo dhe qytete të tjera të vendit.

Në total janë ngritur kallëzime ndaj 25 personave, të cilët akuzohen për nxitje ose pjesëmarrje në aktivitetet e kësaj organizate.

/abcnews.al/