Itali, arrestohen nënë e bijë shqiptare/ Fshihnin marijuanë në shtëpi

schedule11:45 - 5 Maj, 2018

schedule 11:45 - 5 Maj, 2018

Policia italiane ka arrestuar dy femra shqiptare për posedim të lëndëve narkotike. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, por zbulohet se ato janë nënë e bijë, përkatësisht 44 dhe 23 vjeç. Gjatë operacionit të agjentëve në qytetin Bitonto në rajonin e Barit, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i 2 kilogramëve marijuanë. Dy shqiptaret e fshihnin lëndën narkotike në banesën e tyre. Ndërkohë, hetimet për këtë çështje vijojnë. Autoritetet italiane kërkojnë të mësojnë nëse dy shqiptaret kanë lidhje me ndonjë organizatë kriminale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!