Një turist i huaj është sulmuar nga një ari mëngjesin e kësaj të marte në komunën Dro, në provincën veriore të Trentino.
Turisti i plagosur është transportuar në spital me lëndime në gjymtyrë, raporton Ansa.
Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur.
Mediat italiane raportojnë se së fundmi në zonë është parë një ari femër me këlyshë.
Që nga viti 2014, disa sulme të arinjve ndaj njerëzve janë regjistruar në provincën e Trentino./abcnews.al