Itali/ 70% e të rinjve nuk janë të interesuar të votojnë në zgjedhjet europiane

schedule14:38 - 6 Qershor, 2024

schedule 14:38 - 6 Qershor, 2024

Shtatë në dhjetë të rinj italianë nuk janë të interesuar të votojnë në zgjedhjet europiane në Itali këtë fundjavë, sipas një sondazhi të publikuar sot.

Rreth 73 për qind e të anketuarve midis moshës 18 dhe 25 vjeç thanë se zgjedhjet e ardhshme “nuk janë interesante”.

Ndër arsyet e përmendura është mungesa e ndjenjës së përkatësisë në Bashkimin Europian, vetëm 30 për qind e të rinjve ndihen po aq europianë sa italianë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!