Itali, 19-vjeçari Rolando Rapaj nga Vlora korrieri që transportoi 2 tonë drogë

schedule15:58 - 22 Tetor, 2017

schedule 15:58 - 22 Tetor, 2017

19-vjeçari Rolando Rapaj nga qyteti I Vlorës është njëri nga 4 trafikantët shqiptarë që transportuan për në Itali mbi 2 ton drogë. Në daljen e tij të parë në një gjykatë të rajonit Ferrara ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë italiane.

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja lidhur me një episod të trafikimit të drogës nga Shqipëria për në vendin përtej adriatikut. Bëhet fjalë për ngjarjen e javës së kaluar kur karabinjerët në rajonin e Ferrarës sekuestruan mbi 2 tonë drogë, marjuanë dhe hashash. Në operacion nga 4 korrierët që transportonin lëndën narkotike me dy furgonë vetëm njëri u arrestua nga agjentët.
Sëfundmi është bërë I ditur edhe idenditeti I tij. Bëhet fjalë për Rolando Rapaj, 19 vjeç nga qyteti I Vlorës. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ai është paraqitur në një seancë dëgjimi në Gjykatën e rajonit Ferrara. Të gjitha pyetjeve, Rapaj I është përgjigjur në heshtje duke mos treguar asgjë.
Në këtë mënyrë ai ka refuzuar bashkëpunimin me policinë italiane për të treguar 3 personat e tjerë që trafikuan sasinë record të drogës, fillimisht me skaf nga Shqipëria për në Itali, e më pas zhvendosjen me furgon deri në momentin e sekuestrimit. 19-vjeçari do të qëndrojë në burgun e Argjinones pasi gjykatësi I kësaj çështje pranoi kërkesën e prokurorit public, Xhuzepe Titaferrante.
Ndërkohë, mediat italiane shkruajnë se hetimet për grupin criminal dhe për Rolando Rapaj në veçanti do të zhvendosen nga Ferrara për në qytetin e Vlorës.