Trembëdhjetë punëtorë të një azili kanë marrë një vendim të pazakontë dhe kanë vendosur të vetë-karantinohen me 60 të moshuarit që i ndihmojnë.
Numri i rasteve me koronavirus në Itali ka arritur në 86,498, sipas një raporti nga studiuesit në Universitetin Johns Hopkins. Këto shifra e vendosin vendin europian përpara Kinës, ku janë konfirmuar 81.946 raste me të infektuar.
“Ne vendosëm të izolohemi sepse situata Covid-19 këtu në Itali po përkeqësohet,” tha për CNN Ermanno Struzzeri, nënkryetari i fondacionit Onlus San Riccardo Pampuri i cili drejton shërbimin e kujdesit për qytetarët e moshuar në periferi të Milanos.
“Asnjë nga mysafirët tanë nuk është pozitiv, për fat të mirë.”
“Ata janë shumë të qetë, e kuptojnë situatën dhe e vlerësojnë atë që ne kemi vendosur të bëjmë,” tha Struzzeri.
Të gjithë hamë së bashku, jemi më shumë sesa kolegë, ”tha Struzzeri.
Punëtorët filluan karantinën e tyre në 19 Mars, por thane nuk e dinë se sa do të të zgjasë.
“Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me ta, por në këtë situatë ka më shumë punë, puna jonë është bërë konstante, por për ta ka ndryshuar pak situata,” tha Struzzeri./abcnews.al