Ismail Kadare, Oficer i Lartë në Urdhrin e Legjionit të Nderit

schedule11:20 - 17 Tetor, 2023

schedule 11:20 - 17 Tetor, 2023

Nga Emannuel Macron*

Të jetosh është të luftosh, thonte Seneca. Thënien e tij ju e keni shndërruar në: të shkruash është të luftosh.
Ju jeni përfundimisht nga sëra e Kunderës, nga ata që ia rrëmbenin çdo fjalë heshtjes. Nga ata që rrezikonin të rëndonin procesverbalin në çdo rresht. Nga ata që çdo roman rrezikonte të ishte epitafi i karrierës së tyre.

Ngaqë ju jetuat dhe krijuat si njeri i lirë, në një vend që nuk ishte i tillë. Shqipëria e pas luftës më sovjetike se sovjetët, më staliniane se Stalini, nën zgjedhën e hekurt në një pikë të tillë për të cilën folëm pak përpara, ju rritët një xhevahir arkitekture. Qyteti i Gjirokastrës, në një shtëpi të madhe plot dhoma bosh që ju e populloni me ëndrrat dhe leximet tuaja.
Në moshën 11 vjeçare pasionoheni pas Makbethit, aq sa e kopjuar të gjithin me dorë.

Më pas Servantes, Homeri, Gogoli, me të cilët ju blindoni rezistencën tuaj intelektuale. Kështu që indoktrinimi i pedagogëve tuaj të letërsisë së Universitetin e Tiranës kaloi pa iu prekur. Kur shkuat për të studiuar në institutin e Gorki të Moskës, tempullin e letërsisë zyrtare, iu lejuan të lexoni letërsinë dekadente të perëndimit me doza shumë të vogla. Duke iu dhënë njëkohësisht doza të larta nga letërsia e mirë sovjetike. Kurse ju përmbysët dozat, gllabëruat të parën dhe e urryet të dytën. Kjo kurë disidence pati një efekt radikal. Në vend që të shtonte radhët e trupës së elitës të realizimit socialist, sikurse quhej, ju bashkoheni me guerilet e lirisë së stilit.

Në vend që t’i këndoni optimizmit sovjetik, kulturës së heroi, lumturisë së turmave dhe ecjes së madhe përpara historisë, ju lejoni të depërtojë melankolia e jetës. Mjegullat dhe rrebeshet e saj. Koha te ju është ciklike, pushteti i dykuptimtë, realja e padeshifrueshme dhe e shkuara e paçrrjenjosshme. Një kundër këngë funebre për farën totalitare.
E ja ku Iu akuzojnë për dekadentizëm perëndimor. Veprat dhe poemat tuaja botohen vetëm me një parathënie kritike që iu shënjon me vulën e turpit. Romani juaj i madh i vitit 1963, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” tolerohet sepse tema e tij, çarmatos, onirizmi i tij ngatërron etiketat e komunistëve. Zhvarrosja e ushtarëve të luftës së dytë botërore përballë një prifti dhe një ushtaraku italian nën shiun shqiptar që nuk rresht së rëni. Kurse “Përbindëshi” në vitin 1965 ndalohet. Qeveria nuk mund të pranonte që ju të përzienit aq ngushtë historinë e rrethimit të Trojës dhe shtypjen intelektuale në Tiranën e kohës tuaj.

I njëjti ndalim bie mi “Dimri i vetmisë së madhe”, viti 1973 që ju arrini ta bëni të pranohet duke fshehur nëpër rreshta portretin e akullt të diktatorit. Ju mund ta kishit lënë anijen që po digjej, por nuk pranuar të braktisinit një popull në duart e atyre që e kishin djegur lirinë.
Ju preferuat të rezistoni, të mashtroni censurën dhe mësoni linjat e tërthorta, mekanizmat e shmangies, metaforat dhe paralelet. Zhvendosni dramat e Shqipërisë së kohës suaj në mite dhe legjenda të vjetra. Krijoni fabula me kuptim të dyfishtë, me themel të dyfishtë. Ju rishpikni një letërsi sepse ajo ekziston vetëm kur rreziku është atje dhe rreziku ishte atje. Ai që ju jetonit.
Dy herë iu akuzuan se nxitët rebelimin, u transferuat për të punuar në terren në fshatra të thella. Do të tregoni për këtë, do të bëni nga një tregim. Kur zëri juaj mbytet me shtupë, ju e shndërroni shtupën në telajo të veprës suaj.

Në këtë lojë forcash, ju jeni i fortë prej famës ndërkombëtare që detyroi qeverinë të tolerojë ekzistencën tuaj. T’ju lejojë një farë lirie për tw shkuar dhe ardhur dhe privilegjin e rrallw të udhëtimit. Madje ju emëruar deputetë në vitin 1972 gjë që është një tjetër shpikje e regjimit dhe një mënyrë tjetër për t’ju penguar.
Gjatë gjithë këtyre viteve është një formë vallëzimi që luhet, vallëzim për t’ju mbytur nga njëra anë, vallëzim për të vazhduar së shkruar dhe për të thënë gjërat nga ana tjetër. Po kjo rrugë e brishtë përfundoi me botimin e romanit “Pallati i Ëndrrave” në vitin 1981. Ky pallat është vendi ku mblidhen, interpretohen, klasifikohen, përzgjidhen ëndrrat e një populli të tërë për të pikasur mes tyre ëndrrat profetike që hedhin dritë mbi fatin e tiranit të perandorisë.

Në këtë administratë tentakulare, titaneske, të tmerrshme, që zbulon intimitetin e të gjithëve deri në provincat më të largëta të perandorisë. Si të mos shohësh një metaforë të bluarjes së ëndrrave, burokracisë ku jetonte secili.
Metafora ishte tepër e qartë. Përshkrimi tepër i dukshëm dhe verdikti jepet: Armik i popullit!
Nuk do të keni më të drejtën të botoni në Shqipëri. Kërcënimet bëhen gjithnjë e më të forta derisa në nëntor 1990 ju vendosni të kërkoni azilin politik.
Në atë moment, ju u kthyet kah vendit që i pari përktheu librat tuaja. Një vend që jetonte brenda jush, para se ju vetë të jetonit atje, aq sa kur ishit 16 vjeç, i këndonit me vargje bukurisë së një kryeqyteti që nuk e kishit shkelur kurrë. Një vend ku ekzistonit para se të shkonit sepse ‘’Gjenerali i ushtrisë së vdekur’’ ishte në raftet kryesore që prej botimit të tij në vitin 1970 te shtëpia Albert Michel dhe kishte ngjallur te bashkatdhetarët tanë një hov të fortë interesi dhe admirimi për ju. Një vend ku ndiheshit si në shtëpinë tuaj, para se të banonit dhe ashtu si personazhi i ‘Hijes’ të cilit i ngjani shumë, ju shumëfishuat largimet me aromë demokracie dhe tryezat e bukura. Shpesh këto të dyja përforcojnë njëra-tjetrën.

Më kanë rrëfyer se shumë shpejt, si njohës i hollë i pasurisë sonë, ju nuk ngurronit të thërrisnit somelierin kur shishja e verës ishte e mbyllur, gjë që është një formë se sa ju ishit bërë për të jetuar në Paris, por në fund të valixhes, gjatë gjithë këtyre viteve juve nuk sillnit shishe vere. Akoma më dehës, akoma më të rrezikshëm. Ju sillnit libra, libra, libra, libra, Sartre, Kamy dhe shumë të tjerë që ua dhuronit miqve tuaj shqiptarë si shishe me liri. Në vendin tonë ju keni krijuar shumë miqësi. Me botuesin tuaj Claud Durand i botimeve ‘Fayar’ që e kishte çuar ndërgjegjen profesionale aq sa kishte mësuar shqip për të verifikuar besnikërinë e botimit frëngjisht të veprave tuaja dhe që rruante në kasafortë kopje të dorëshkrimeve tuaj që zëri juaj të mund tu fliste të gjallëve nëse iu ndodhte gjë.

Me përkthyeset tuaj ju suvrioni Tedi Papavrami për të cituar vetëm këtë, dhe përshëndes Tedi Papapvramin këtu, si për të provuar se miqësitë letrare nuk janë vetëm miqësi letre. Claud Durand organizoi bashkë me ju arratisjen e famshme të vitit 1990, që nga ana juaj ishte e disata goditje e fortë në murin e diktaturës dhe nga kjo goditje shpërtheu pak më shumë liri për Shqipërinë.
Në Tiranë, ikja juaj solli protestat e para të studentëve që prej më shumë se 40 vjetësh. Ju kontribuuat në zgjimin e madh të popujve që ngriti perden e hekurt. Që atëherë, nga kryeqyteti i Francës në kryeqytetin e Shqipërisë, më në fund të kthyer në demokraci të kthyer në veten e saj, ju keni ndarë ekzistencën tuaj mes fjalëve dhe gjërave, njerëzve dhe vendeve, në një lëvizje luhatëse mes dy kombeve tona, dridhma e fundit e së cilës nuk rresht si afruari, si ndërtuari. Nga shëtitjet tuaja në Tiranën e rigjetur, nga ajo tryezë e kafesë ‘Rostand’ ku vendosnit çdo mëngjes fletoren dhe stilolapsin tuaj, kanë lindur tekste jashtë kohe në kryqëzim të miteve dhe botëve të imagjinares së piramidës së Keopsit me atë të Tiranës, mes kangjellave të Luksemburgut, brigjeve të Cornwall-it dhe mureve të Trojës.

Ato na kujtojnë pareshtur sa shumë Europa është kontinent i përbashkët. Sa shumë historia e saj është historia e të gjithëve. Sa shumë Europa është një ëndërr, një mit, ai i ringjalljes dhe brigjet nuk kanë qenë asnjëherë kaq të qarta nga njëra anë.
Ju vazhdoni ta përjetoni këtë me historinë e familjes suaj. Gruaja jua, Helena Kadare, lexuesja juaj më e vëmendshme, me një vështrim akoma më të mprehtë prej faktit që është vetë shkrimtare, me dy vajzat tuaja Gresa dhe Besjana, njëra ambasadore e Shqipërisë në UNESCO dhe tjetra kërkuese në Biologjinë molekulare në Sorbonne. Me dy nipërit tuaj, Doruntina dhe Adriani që rriten në të dy kulturat.

I dashur Ismail Kadare, ndonjëherë ju ndjeni keqardhje për ato vite shtypje që ju kanë penguar të zgjidhnit zërin tuaj, të shpalosnit krahët tuaj, të lulëzonit veprën tuaj, por të jeni i sigurt vepra juaj nuk ka humbur asgjë nga fuqia e saj. Ajo është përforcuar në kundërshti, është ngritur peshë kundër ndalimit. Ajo ka marrë bukurinë e guximit.
Liria që i mbyllin gojën, ka pëshpëritje më të forta se britmat. Ajo ka treguar gjithashtu atë që bashkon vendet tona në mënyrë të pandashme dhe që e mbart ende sot Kryeministri juaj me shumë talent këtë gjuhë, këtë dashuri për Europën, këtë evidencë të një vendi mesdhetar, që shikon drejt Perëndimit dhe drejt nesh.

Për këtë rol si poet i Ballkanit, si rapsod i Europës, si lajmëtar i lirisë, për këtë lidhje drithëruese që ju mishëroni kaq çmueshëm mes Shqipërisë dhe Francës, kam nderin sot t’iu ngre në gradën e ‘Oficerit të lartë në urdhrin e legjionit të nderit!