Islandë, vullkani vijon të lëshojë llavë dhe tym

schedule19:27 - 30 Maj, 2024

schedule 19:27 - 30 Maj, 2024

Një vullkan në jug të kryeqytetit të Islandës, Rejkjavik, është duke lëshuar llavë dhe tym që dy ditë radhazi, edhe pse me një ritëm më të ngadalshëm tani, thanë të enjten autoritetet islandeze.

Shpërthimi i këtij vullkani, për herë të pestë prej dhjetorit, ishte më i fuqishmi prej kur u aktivizuan sistemet vullkanike në gadishullin e Rejkjanes para tri vjetëve, sipas Zyrës Meteorologjike të Islandës.

“Prej të mërkurës pasdite, intensiteti i shpërthimit të vullkanit është zvogëluar dukshëm”, tha kjo zyre në një komunikatë për media të enjten.

Grindaviku, një qytezë e njohur për peshkim – ku janë kthyer vetëm pak njerëz për shkak se disa shtëpi u shkatërruan nga llava në fillim të këtij viti – u urdhërua t’i evakuojë banorët përsëri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!