Islanda ka dhënë leje për dy anije gjuetie balenash për pesë vitet e ardhshme, pavarësisht shqetësimeve për mirëqenien e gjitarëve.
Sipas lejeve, çdo sezon gjuetie, që zgjasin nga qershori deri në shtator, mund të kapen mbi 400 balena. Grupi për të drejtat e kafshëve dhe grupet mjedisore e kanë dënuar këtë veprim të qeverisë konservatore që po largohet.
Në një njoftim zyrtar u tha se leja ofron “disa parashikime” për industrinë, ndërsa kufizimet e numrit të balenave janë vendosur bazuar në këshillat e ekspertëve.
Islanda është një nga vetëm tre shtetet në botë që ende lejon gjuetinë e balenave së bashku me Japoninë dhe Norvegjinë. Vetëm balenat me “fytyrë të gjatë” dhe minkët lejohet që të gjuhen pranë Islandës.
Njoftimi i qeverisë islandeze tha se kuota totale e lejuar e gjuetisë ishte vendosur sipas këshillave të Agjencisë Norvegjeze të Peshkimit, që bazohet në përdorimin e qëndrueshëm dhe një qasje të kujdesshme. / abcnews.al