Islami: Nëse opozita dhe qytetarët bëhen bashkë, shanset që Rama të fitojë janë zero

schedule13:11 - 6 Prill, 2021

schedule 13:11 - 6 Prill, 2021

Politikani Kastriot Islami në një intervistë me “Skype” në ABC foli për procesin zgjedhor të 25 prillit.

Islami u shpreh skeptik për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe sipas tij fatkeqësisht do të jenë të vetëm të pranueshme.

“Do të futemi në zgjedhje me çdo kusht, ky është vendimi i opozitës. Unë do të thoja që këtë herë Shqipëria kishte mundësi të bënte zgjedhje të lira dhe të ndershme, por sipas mendimit tim këto zgjedhje nuk do të jenë të tillë, por vetëm të pranueshme”, tha Islami.

Gjithashtu Islami tha se procesi i këtyre zgjedhje nis me një defekt shumë të madh, pra me prishjen e marrëveshja e 5 qershorit që do të thotë prishja e rregullave të lojës.

Sipas tij kjo është edhe një nga shkaqet që këto zgjedhje bëhen të pabesueshme. Më tej Islami tha se nëse opozita përgatitet bashkë me qytetarët për të mos lejuar shitjen apo vjedhjen e votës shanset që Edi Rama të fitojë do të jenë zero.

“Dokumenti, kodi është bërë me ekspertizë të huaj dhe kur ka dalë para zgjedhjeve është thënë se është shumë i mirë. Por kur është bërë raport pas zgjedhjeve është thënë se ky kod nuk është zbatuar. Dhe në Shqipëri ajo që shihet është gjetja e mënyrave për të mos zbatuar kodin. Ky proces ka nisur me një difekt të madh, pra me prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit”, tha ai.

Partia Demokratike u shpreh Islami duhet të jetë e përgatitur dhe të evidentojë me fakte vjedhjen e votave duke bashkëpunuar së bashku me qytetarët.

“PD duhet të përgatitet të evidentojë me fotografi. Mua këto kohë më thonë që po blejnë voto, por këto duhet të regjistrohen të jenë të dokumentuara. Pra nëse opozita përgatitet bashkë me qytetarët për të mos lejuar shitjen apo vjedhjen e votës shanset që Edi Rama të fitojë do të jenë zero”, tha më tej Islami duke shtuar se nëse qeveria humb shpresojmë që të pranojë rezultatin.

Më tej ai shtoi: Shikoj një asimetri ndaj Ramës dhe Bashës. Kemi dy fushata një atipike dhe një me standarde europiane, normale. Sigurisht gjuha e ashpër janë mesazhe në favor të parregullsive dhe manipulimeve të zgjedhjeve nga qeveria.

Qeveria kishte mundësi të bënte një fushatë pozitive edhe për këtë mandat.Por  historia duke sharë, tregon që skema është bazuar tek manipulimet. Kjo gjuhë që po përdor Rama është gjuhë në funksion të manipulimit të zgjedhjeve. Tani është koha për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme, pra të zbatohen rregullat dhe asnjë të mos tentojë të kërcënojë apo të blejë vota.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!