Islam Lauka: Qeveria e Kosovës “e kapur” nga Serbia

schedule08:44 - 4 Qershor, 2020

schedule 08:44 - 4 Qershor, 2020

Islam Lauka ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë në një intervistë për “ABC e mëngjesit” ka folur për krijimin e qeverisë Hoti.

Ai theksoi se Vetëvendosja pavarësisht se është një lëvizje e majtë,  është tjetërsuar vullneti popullit dhe se është shtrembëruar demokracia. “Ndërkombëtarët nuk po arrijnë ta shohin këtë situatë”, u shpreh ai.

Më tej ai theksoi se kjo kastë politike është e bërë e padurueshme dhe se qeveria “Hoti” sipas tij nuk mund të bëjë veprime pa votën e listës serbe.

“Krijimi i kësaj qeverie duket e arnuar. Qeveria Hoti në çdo veprim nuk mundet pa votën e listës serbe. Për fat të keq qeveria Hoti do të veprojë sipas agjendave që do t’i diktojë Beogradi”, u shpreh Lauka.

Sakaq ai shtoi se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë janë në pikën më të ulët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!