ISIS po rekruton adoleshentë, kryesisht në Europë

schedule14:50 - 26 Korrik, 2024

schedule 14:50 - 26 Korrik, 2024

Pothuajse dy të tretat e të arrestuarve me lidhje me grupin militant islamik ISIS në Europë në nëntë muajt e fundit ishin adoleshentë.

Shqetësimet po rriten midis zyrtarëve europianë të sigurisë përpara fillimit të Lojërave Olimpike të Parisit mbi fuqinë në rritje të grupit të Shtetit Islamik dhe filialit të saj, ISIS-K.

Sipas raporteve, nga 58 të dyshuar, 38 ishin midis moshës 13 dhe 19 vjeç. Të dhënat e fundit nga Europol tregojnë se “numri i sulmeve të planifikuara është katërfishuar që nga viti 2022.

Rritja e dukshme e rekrutimit të radikalëve të rinj për të kryer akte terrorizmi vjen në një kohë kur zyrtarët europianë të sigurisë po shprehin shqetësimin për sulme të organizuara terroriste.

Grupi ka shtuar një prani të jashtëzakonshme në Turqi gjatë tre viteve të fundit, sipas dokumenteve të gjykatës dhe analistëve. Sipas agjencisë turke të inteligjencës MIT, 426 të dyshuar të ISIS-K u arrestuan në 122 operacione vetëm në vitin 2023.

Adoleshentët rekrutohen përmes platformave të mediave sociale si TikTok.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!