Ishujt Barbados vendosin të largojnë mbretëreshën Elizabeth si kreun e shtetit

schedule02:35 - 17 Shtator, 2020

schedule 02:35 - 17 Shtator, 2020

Ishujt Barbados kanë vendosur që të heqin Mbretëreshën Elizabeth II si kreun e shtetit të tyre dhe do të kthehen në një Republikë. “Ka ardhur koha që të lëmë pas të kaluarën tonë koloniale”, tha qeveria e shtetit që ndodhet në Karaibe.

Ekzekutivi synon që ta përfundojë këtë proces brenda nëntorit të vitit 2021, që përkon me 55-vjetorin e pavarësisë së shtetit. Në një fjalim të shkruar nga kryeministrja Mia Motley, e të lexuar nga Guvernatori i Përgjithshëm thuhet se banorët donin një vendas në pozicionin e kreut të shtetit, raporton BBC.

Pallati “Buckingham” reagoi se kjo çështje i përket popullit dhe qeverisë së Barbadosit. Ideja e shkëputjes totale nga Mbretëria e Bashkuar nuk është e re. Një komision kushtetues këshilloi që në vitin 1998 shndërrimin e vendit në Republikë.