Ishte zhdukur prej 23 ditëve, gjendet e vdekur nëna e dy fëmijëve në Britani

schedule20:11 - 20 Shkurt, 2023

schedule 20:11 - 20 Shkurt, 2023

Nicola Bulley, nëna e dy fëmjëve nga Lancashire e Britanisë, e cila ishte zhdukur për gati një muaj pasi kishte shëtitur qenin e saj, u gjet e vdekur.

Rasti kishte marrë shumë publicitet në Britani, ndër të tjera, edhe për trajtimin e policisë.

Familjes së Bulley iu tha nga autoritetet të hënën se trupi i gjetur në St Michaels në lumin Wyre të dielën ishte i Nicolas.

“Frikat tona më të këqija janë konfirmuar”, tha familja në një deklaratë, duke u kërkuar të gjithëve që të respektojnë privatësinë e tyre  gjatë kësaj kohe të vështirë. Ata iu referuan veçanërisht mediave si ITV dhe Sky News që i kontaktuan kur u gjet trupi dhe para se të identifikohej, si dhe atyre që shtrembëruan deklaratat e të afërmve dhe miqve të Nikollës.

Policia fillimisht besoi se Bulley kishte humbur në lumë dhe vdekja e saj nuk po trajtohej si e dyshimtë. Policia e Lancashire, vëren gjithashtu se BBC, ishte kritikuar për trajtimin e rastit, veçanërisht në lidhje me publikimin e informacionit personal shëndetësor të gruas.

Trupi i saj u pikas nga dy këmbësorë rreth 1.5 kilometra nga vendi ku ajo u pa për herë të fundit.

Tashmë rasti është duke u trajtuar nga mjhekët dhe pritet ekspertiza e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!