Ishte zhdukur prej 12 ditësh, gjendet trupi i 4 vjeçarit ukrainas

schedule10:37 - 6 Prill, 2022

schedule 10:37 - 6 Prill, 2022

Sasha, djali 4-vjeçar i cili u zhduk në mes të marsit ndërsa ishte me gjyshen e tij në lagjen Vyshhorod, në rajonin e Kievit, është gjendur i vdekur, sipas la repubblica.

E ëma, Anna Yahno përmes një postimi në Instagram njoftoi se kishin gjetur trupin e Sashës.

“Sot gjetëm trupin e Sashës. I falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në kërkim, të gjithë ata që u lutën dhe treguan solidaritet me ne. Sasha engjëlli ynë i vogël tashmë është në parajsë. Sot shpirti i tij ka gjetur paqe”, tha ajo.

Për disa javë pati një mobilizim të vërtetë për të kërkuar 4 vjeçarin, të cilit  iu bashkuan edhe të famshëm ukrainas.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!