Prishja e pazareve të drogës dyshohet të jetë shkak i vrasjes së 32- vjeçarit nga Tepelena Sokol Rama. Nga burime policore mësohet se autori është bashkëpunëtori i tij në këtë aktivitet kriminal, i cili po kërkohet nga blutë e Gjirokatrës .
Një 32 -vjeçar nga Tepelena dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga bashkëpunëtori i tij në trafik droge. Pasi u prishën në pazar Sokol Rama është qëlluar për vdekje në makinën e tij nga një person i cili nuk është vënë ende në pranga nga policia .
I riu që ishte shpallur i zhdukur që prej datës 6 Shkurt, është gjetur i pajetë brenda në makinën e tij, e rrëzuar në humnerë. Pasi humbi kontaktet me familjen ata e denoncuan zhdukjen e tij në Komisariatin e policisë Tepelenë.
Pas dy javësh kërkime, 32 -vjeçari është gjetur në zonën e Limarit të Këlcyrës. Trupi i tij ndodhet në morgun e spitalit të Gjirokastrës dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Ndërkohë vazhdojnë kërkimet e policisë për kapjen e autorit./abcnews.al