“Ishte vetëm në shtëpi”, si i moshuari tentoi të përdhunonte të renë në Vaun e Dejës

schedule23:17 - 31 Gusht, 2023

schedule 23:17 - 31 Gusht, 2023

VAU I DEJËS- Një 68-vjeçar mbeti i plagosur me thikë gjatë mbrëmjes së kësaj të enjteje në Vaun e Dejës.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën 21-vjeçare, dhe kjo në kushtet e vetëmbrojtjes e ka qëlluar disa herë me thikë duke i shkaktuar plagë në trup.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se vajza ka qenë e vetme në shtëpi kur është sulmuar nga 68-vjeçari.

“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dejë, Vau i Dejës.  Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e kësaj të fundit dhe vajza në vetëmbrojtje e ka qëlluar disa herë me thikë të moshuarin. Vajza ka qenë e vetme në shtëpi kur është sulmuar nga 68-vjeçari”, raporti gazetari Simon Shkreli.

Vajza ka deklaruar se i moshuari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, ndërsa pas shoqërimit në polici ajo e  ka pranuar autorësinë. Agresori dhe vajza janë banorë të zonës. Autori i dyshuar për përdhunim ndodhet aktualisht në spitalin e Shkodrës dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!