Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ishte takim i mirë”! Pas bisedës me Erdogan në Turqi, shefi i NATO-s nesër në Greqi

schedule22:41 - 5 Tetor, 2020

schedule 22:41 - 5 Tetor, 2020

Mekanizmi parandalues ​​ushtarak për Mesdheun Lindor ishte fokusi i takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Takimin me Erdogan ai e cilësoi “të mirë për një numër çështjesh të sigurisë“. “Shpresa ime e patundur është se mekanizmi parandalues ​​ushtarak i zhvilluar nga NATO për Mesdheun Lindor mund të krijojë hapësirë ​​për përpjekje diplomatike” shtoi ai.

Më parë, Stoltenberg u takua gjithashtu me Ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu, i cili pretendoi se “Greqia dërgoi anije luftarake  në shelfin tonë kontinental“.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s shprehu bindjen se “problemet tani mund të zgjidhen vetëm përmes negociatave në frymën e solidaritetit aleat dhe ligjit ndërkombëtar”, duke mirëpritur krijimin e mekanizmit të ri Greqi-Turqi.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut pas Turqisë nesër do të ndalet në Greqi.  Nesër Stoltenberg do të ketë një takim me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Gjithashtu ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias do të ketë një mëngjes pune me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s./db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!