“Ishte shumë vapë”, infermieria në Rusi habit pacientët me “uniformën” e pazakontë

schedule12:17 - 20 Maj, 2020

schedule 12:17 - 20 Maj, 2020

Një infermiere në Rusi ka marrë masë disiplinore pasi tregoi në shumë seç duhej në vendin e punës.

Infermieria në fjalë, e cila punon në një pavijon vetëm për meshkuj, ka dalë vetëm me të brendshme ndërsa sipër mbante pajiset mbrojtëse ndaj koronavirusit. Vetëm se pajisjet që ajo kishte veshur ishin të tejdukshme.

Një foto e shkrepur ndërsa infermieria shërbentë në spital, është bërë tashmë virale, ndërsa thuhet se është shkrepur nga një pacient i spitalit në Tula, 100 milje në jug të Moskës.

Edhe pse pacientët si duket nuk e patën problem veshjen e pazakontë, drejtuesit e spitalit kishin mendim tjetër. Ata e ndëshkuan infermieren për mos plotësim të kërkesave për veshjet mjekësore.

Nga ana tjetër, infermieria që raportohet të jetë në të njëzetat, u shpreh se ishte shumë nxehtë për të veshur uniformën e saj poshtë pajisjeve mbrojtëse. Ajo u shpreh gjithashtu se nuk e kishte kuptuar që pajisjet mbrojtëse që kishte veshur ishin aq shumë transparente./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!