Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ishte shpallur në kërkim/ Pranga 34-vjeçarit në Durrës, bashkëpunëtor në vjedhjen e një sasie të konsiderueshme nafte

schedule11:06 - 18 Shkurt, 2025

schedule 11:06 - 18 Shkurt, 2025

Një 34-vjeçar është arrestuar në Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Turni 1′.

Drilon Malluta, ishte shpallur në kërkim,  i dyshuar si bashkëpunëtor për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme nafte nga një anije e sekuestruar në Porto Romano.

Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar edhe me pjesëtarë të ekuipazhit të anijes, për të vjedhur një sasi të konsiderueshme nafte nga një anije që ishte ankoruar në Porto Romano, pasi ishte sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga Prokuroria e Durrësit.

Ai akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!