Një qytetar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ndërsa ndodhej në autobus dhe po nisej drejt vendlindjes.
Sipas mediave italiane pasditen e 18 dhjetorit një makinë policie e Policisë së Shtetit të Komisariatit Duino-Aurisina, gjatë një shërbimi normal kontrolli, ka ushtruar kontroll tek personat në një autobus të nisur drejt Shqipërisë.
Mediar raportojnë se në bordin e mjetit agjentët konstatuan prezencën e një krimineli me kombësi shqiptare, lindur në vitin 1991, i cili po tentonte të largohej nga vendi për t’i shpëtuar kapjes. Në fakt, i riu që i përkiste një bande që merrej me importimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike si “kokainë”, ishte në kërkim nga Autoriteti Gjyqësor i Breshias, i cili ndaj tij kishte vendosur masën e kujdestarisë në burg.
Në përfundim të detyrimeve procedurale, burri u dërgua në burgun Coroneo në Trieste, në dispozicion të organeve të drejtësisë.
/Abcnews.al/