Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34 vjeçari shqiptar në Itali

schedule14:10 - 25 Shtator, 2024

schedule 14:10 - 25 Shtator, 2024

Një 34 vjeçar shqiptar është arrestuar në Pavia të Italisë, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Ai kërkohej nga autoritetet shqiptare për krime të rënda rrëmbimi dhe detyrimi me qëllim marrjen e dëshmisë së rreme. Për këto krime, burri rrezikon deri në shtatë vjet burg, sipas ligjeve shqiptare.

Burri u gjurmua teksa hynte në një lokal në qendër të Pavias. Pasi u konfirmua identiteti i tij, ai u arrestua dhe u dërgua në burgun Torre del Gallo.



Gjykata e Apelit të Milanos do të vendosë për ekstradimin e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!