Ishte shkëputur prej 5 vitesh nga performancat live, Beyonce rikthehet në skenë

schedule17:12 - 23 Janar, 2023

schedule 17:12 - 23 Janar, 2023

Beyoncé u rikthye në skenë pas 5 vitesh shkëputje nga performancat live, ajo dha koncertin e saj të parë në Dubai. Këngëtarja dhuroi një shfaqje të paharrueshme në hotelin luksoz Atlantis the Royal Resort.

E cilësuar si një “fundjavë ku ëndrrat e tua bëhen destinacioni yt”, shfaqja e Beyoncé-s përmbante 19 këngë që përfshinin gjithë karrierën e saj, duke përfshirë një duet surprizë të “Brown Skin Girl” me vajzën e saj 11-vjeçare, Blue Ivy, ndërsa bashkëshorti dhe prindërit e saj ishin në audiencë.

Megjithatë, ajo nuk performoi asnjë këngë nga albumi i saj shumë i vlerësuar i vitit 2022, Renaissance. Performanca e Beyoncé në resortin luksoz të Dubait është parë si e diskutueshme nga disa, të cilët janë ankuar për situatën e të drejtave të njeriut në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ngjarja u ndoq kryesisht nga të famshëm dhe gazetarë elitarë, duke përfshirë Kendall Jenner, Liam Payne, Ronan Keating, Rochelle dhe Marvin Humes, Chloe dhe Halle Bailey dhe redaktori britanik i Vogue Edward Enninful.

Të gjithë të pranishmit u udhëzuan të vendosnin telefonat e tyre dhe pajisjet e mundshme të regjistrimit në një kasë për të parandaluar të shpërndarjen e videove pa autorizim, por pamjet nga koncerti u publikuan përfundimisht në mediat sociale.

Disa nga të pranishmit madje arritën ta transmetonin koncertin drejtpërdrejt në rrjetet sociale, për kënaqësinë e shumë mbështetësve që nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë. Lizzo postoi në Twitter të shtunën: Unë e kam parë Beyoncé të performojë live 10 herë në jetën time… dhe sot hera e 11-të ishte në një IG live dhe nuk më vjen turp.

Këngëtarja 41-vjeçare, fituese e shumë çmimeve, shoqërohej nga grupi libanez i kërcimit Mayyas. Sipas informacioneve nga Bloomberg, Beyoncé thuhet se ka marrë 24 milionë dollarë për paraqitjen e saj të suksesshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!