Ishte shkëputur nga shoqet, dy adoleshentë shqiptarë përdhunojnë 15-vjeçaren italiane

schedule23:52 - 20 Gusht, 2020

schedule 23:52 - 20 Gusht, 2020

Mediat italiane raportojnë një ngjarje të rëndë të ndodhur në plazhin e Lignanno.

2 të rinj shqiptarë dhe një egjiptian kanë përdhunuar në plazh një 15-vjeçare italiane.

Të rinjtë ishin larguar nga një qendër pritjeje të emigrantëve në Milano për të kaluar një fundjavë në plazh të dielën e 16 gushtit.

Aty kanë gjetur të miturën që ishte shkëputur nga shoqet e saj dhe e kanë përdhunuar.

Të rinjtë janë ndaluar nga policia e Udines ndërsa e mitura është dërguar në një spital.

Sipas mediave italiane akti është kryer nga 2 shqiptarët ndërsa egjiptiani nuk ka ndërhyrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!