“Ishte shërues dhe terapeutik”, Britney Spears konfirmon se po shkruan një libër për jetën e saj

schedule16:16 - 5 Prill, 2022

schedule 16:16 - 5 Prill, 2022

Britney Spears ka konfirmuar zyrtarisht se është duke shkruar një libër. Këngëtarja 40-vjeçare njoftoi librin përmes një postimi në Instagram. Në shkurt, Page Six raportoi se Spears kishte nënshkruar një marrëveshje libri me vlerë deri në 15 milionë dollarë.

Këngëtarja tha se do të trajtojë ngjarjet e dhimbshme që përshkrojnë jetën e saj, të cilat “asnjëherë nuk ka mundur t’i shprehë hapur”. Spears shkroi se procesi i shkrimit të librit ka qenë “shërues dhe terapeutik”, megjithëse kishte qenë e vështirë të tregonte ngjarje të së kaluarës.

Britney Spears në një shfaqje çmimesh

Kujtojmë që në nëntor, gjykata i dha fund kujdestarisë ligjore të babait të saj që kontrollonte shumë aspekte të jetës së saj për më shumë se një dekadë. Marrëveshja e menaxhuar nga babai i saj, Jamie Spears, nisi në vitin 2008, kur ylli i muzikës u përball me një krizë të shëndetit mendor.

Healing: Spears, 40, njoftoi planet e saj të librit në një postim të gjatë në Instagram të hënën, ku ajo e quajti shkrimin e projektit 'shërues dhe terapeutik'

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!