“Ishte një sfidë që doja t’i bëja vetes”, Robert Aliaj flet për ekspozitën e pazakontë

schedule10:53 - 10 Qershor, 2021

schedule 10:53 - 10 Qershor, 2021

“E pashmangshme” është ekspozita më e re e Robert Aliajt të mbajtur në ambientet e COD pranë Kryeministrisë. Në sallë është ndërtuar një mur dhe mesazhi që ka dashur të përcjellë me këtë ekspozitë ka qenë pikërisht ky mur.  Sot ai ishte i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” bashkë me drejtoreshën e COD, Eridana Çano, ku tha se ekspozita nuk ishte vetëm një qëndrim artistik i tij, por gjithashtu përfshin psikologjinë dhe provokimin shpirtëror.

“Nuk ishte thjesht një përshkrim politik i gjërave, apo një reagim i një artisti në raport me ngjarjen. Ishte një sfidë që doja t’i bëja vetes në të gjithë këtë katrahurë që kam përjetuar.  Ishte një manifest fizik që doja të ndërtoja të këtij raporti që kisha me veten. Prandaj ndërtova një mur, si dëshmi ose qëndrim kundër izolimit, kundër fenomeneve që kanë ndodhur këto vite, kundër mashtrimit dhe zhgënjimit, çdo gjëje që më ka prekur në Shqipëri.“, tha Aliaj.

“Në këtë ekspozitë ndryshe, në momentin që futeni në COD ka një mur, statujën e Robertit në bronx duke e puthur dhe perdja tregon se pas një muri ka një hapje. Ne jemi me hapjen dhe dialogun. Armiku, miku dhe dashamirësi janë aty për të ekspozuar dhe për të sjellë opinione dhe gjëra që mund t’i bëjmë bashkë.“, tha Çano. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!