“Ishte një plagë me thikë”, Tevez shpjegon grindjen me Ferguson para se të nisej për te City

schedule21:15 - 10 Mars, 2023

schedule 21:15 - 10 Mars, 2023

Carlos Tevez është një nga futbollistët e paktë që ka luajtur për të dy skuadrat e Mançesterit. Sulmuesi argjentinas kaloi dy vjet, midis 2007 dhe 2009, duke veshur fanellën e United para se të ndërronte skuadrën për t’u bërë idhulli i ri i City.

Argjentinasi shpjegoi se si erdhi largimi i tij nga Old Trafford, një ndryshim traumatik i paraprirë nga një grindje me trajnerin e tij të atëhershëm, Sir Alex Ferguson.

“Nuk më duhej të mendoja shumë për këtë sepse isha i zemëruar me Ferguson. Si trajner ai është një fenomen, për një arsye ai ishte në një klub si United për kaq shumë kohë. Ai më solli Berbatov për të më konkuruar duke më lënë në stol, tha Tevez për ESPN.

“E doja United por më bëri të vuaj. Më lëndoi shumë. Më pëlqeu të luaja në Old Trafford, për mua ishte si Bombonera, më dha atë ndjenjë. Pastaj erdhi sheiku, më thanë se donin të isha flamuri i qytetit, më prezantoi projektin dhe kaq”, përfundoi ai. /G.D abcnews.al/

Burimi: Mundo Deportivo

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!