“Ishte një ditë argëtuese, tifozë të mrekullueshëm”, Toni Kroos i përgjigjet arabëve

schedule18:16 - 11 Janar, 2024

schedule 18:16 - 11 Janar, 2024

“Galaktikët” e Real Madrid arritën një fitore spektakolare, mbrëmjen e së mërkurës, që sapo lamë pas, në Rijad të Arabisë Saudite, teksa mundën me rezultatin e përgjithshëm, 5 me 3, pas kohës shtesë, “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, me djemtë e teknikut, Carlo Ancelotti, që avancojnë kështu, në finalen e Superkupës së Spanjës.

Mirëpo, përveç spektaklit, duartrokitjeve dhe entuziamin, në tribunat e “KSU Stadium”, nuk mjaftuan as vërshëllimat, të cilat në nisën në minutën e 67’-të të sfidës, ku në fushën e blertë hyri “fantazisti” gjerman, Toni Kroos, pasi në një deklaratë të tijën, “ylli” i Real Madrid ishte shprehur se futbolli në Arabi luhet vetëm për para dhe se ai nuk do të transferohej kurrë në një vend ku nuk respektohen të drejtat njerëzore.

Megjithatë, vërshëllimat nuk e shqetësuan aspak ish-kampionin e botës, i cili si zakonisht ruajti qetësin e më tej mori në dorë “timonin” e “Glakaktikëve”, duke i udhëhequr në një tjetër fitore, ndërsa reagimi i tij erdhi pas pas sfidës, nëpërmjet një reagimi në profilin e tij zyrtar, në “Instagram”, ku mesfushori ironizoi kontestimin që erdhi nga tribunat. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!