“Ishte në poligon dhe më pas bleu 50 fishekë”, dalin detaje të reja nga autori i atentatit ndaj Trump

schedule10:54 - 16 Korrik, 2024

schedule 10:54 - 16 Korrik, 2024

Detaje të reja janë publikuar nga CNN në lidhje me autorin e sulmit ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump ditën e shtunë.

Një zyrtar i lartë i zbatimit të ligjit ka thënë për CNN, se një ditë para se Thomas Mattheë Crooks të qëllonte drejt ish-presidentit, Donald Trump, ka qenë në poligon qitjeje.

Më pas të nesërmen, ka shkuar në dyqanin e armëve dhe ka blerë 50 fishekë. Më vonë atë pasdite, Crooks udhëtoi me makinë drejt vendit të mitingut në Butler, ku ishte pikasur nga forcat speciale të Trump për lëvizje të dyshimta.

Autoritetet po punojnë ende për të ri gjurmuar të gjitha aktivitetet e 20-vjeçari para ngjarjes së rëndë dhe i kanë kërkuar publikut ndihmë për të krijuar tablonë e plotë të lëvizjeve të tij.

Megjithatë, gati 48 orë pas të shtënave, hetuesit janë të bllokuar nga mungesa e pistave që po gjejnë në lidhje me mentalitetin dhe motivet e mundshme të Crooks. Edhe pasi hynë me sukses në telefonin e tij dhe kontrolluan kompjuterin e tij, panë historikun e tij të kërkimit dhe dhomën e gjumit dhe intervistuan familjen dhe miqtë e tij, agjentët ende nuk kanë gjetur prova që do të sugjeronin ndonjë arsye për atentatin.

Gjithashtu personi i armatosur mund të ketë planifikuar të shkaktojë një shpërthim nga distance.

Është e paqartë se si Crooks montoi pajisjet shpërthyese të gjetura në makinën e tij.

Po ashtu pushka e stilit AR Crooks e përdorur për të qëlluar ndaj Trumpit është blerë ligjërisht nga babai i tij, Matthew Crooks.

Kjo ishte një nga më shumë se 20 armët e zjarrit të regjistruara, të cilat mbaheshin në shtëpinë e familjes.

Prindërit e sulmuesit, të cilët kanë bashkëpunuar me zbatimin e ligjit u kanë thënë hetuesve se Crooks nuk dukej se kishte miq dhe nuk dukej se kishte ndonjë prirje politike.

Por  se nuk ishin shumë të informuar shumë për jetën e tij.

/abcnews.al