Ishte “në luftë” për kujdestarinë me ish-burrin, nëna vret dy fëmijët e mitur dhe veten

schedule08:19 - 13 Maj, 2022

schedule 08:19 - 13 Maj, 2022

Një nënë nga Oregon, SHBA qëlloi për vdekje dy fëmijët e saj të moshës 6 dhe 8 vjeç përpara se të vriste veten, tha policia.

Sipas dokumenteve të Gjykatës gruaja ishte në gjyq me ish-burrin lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të saj.

Nëna që vrau veten, Ashley Palmer, 31 vjeç, kishte kërkuar në gjykatë të paktën dy herë në mënyrë urgjente kujdestarinë e plotë të fëmijëve, duke përmendur paqëndrueshmërinë e ish-partnerit të saj.

Ish-partneri, Jenavie Palmer, ishte planifikuar të merrte fëmijët të martën, ditën kur u gjetën të vdekur.

Trupat e tyre u konstatuan rreth orës 07:45 të mëngjesit kur oficerët dhe ekipi i krimeve të rënda mbërritën në apartament, tha Departamenti i Policisë Gresham në një njoftim për shtyp.

Pas hetimeve dhe autopsisë, policia konfirmoi se Ashley Palmer dhe fëmijët vdiqën nga plagët me armë zjarri.

Fëmijët u identifikuan si Kayleana Beatrice Palmer, 6 vjeç dhe Xavier Rayvaughn Danger Palmer, 8 vjeç, shkruan Abc.

Jenavie Palmer, tha se ishin divorcuar në vitin 2020 me Ashleyn dhe ishin në një mosmarrëveshje “shumë të keqe” për kujdestarinë.

“Ne ishim në mes të gjyqit dhe fëmijët po shkonin sa në një shtëpi te tjetra”, tha Jenavie Palmer, 34 vjeçe, nga Portland./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!