Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali ku një e moshuar e cila ishte në dasmën e djalit të saj është mbytur me ushqim.
Mediat shkruajnë se 85 vjeçarja është mbytur me një proshutë.
E moshuara, banuese në Cugnoli, një fshat në Val Pescara, ishte në tavolinë me miqtë dhe familjarët kur pësoi simptomat e mbytjes. Me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të të pranishmëve dhe mbërritjen e ndihmës, asaj nuk ka pasur shpëtim.
Njerëzit që ishin me të lajmëruan menjëherë 118 dhe, ndërkohë, tentuan manovrën Heimlich, një teknikë e ndihmës së parë e dobishme për heqjen e një pengese të rrugëve të frymëmarrjes. Por gjithçka ishte e kotë dhe pas mbërritjes së tyre, mjekët mundën vetëm të konstatonin vdekjen e gruas. Policia është njoftuar.
Ngjarja ka ndodhur në një restorant në Serramonacesca.