Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ishte në Afrikë me kombëtaren, ylli i Arsenalit infektohet me malarie

schedule20:58 - 15 Prill, 2021

schedule 20:58 - 15 Prill, 2021

Pierre-Emerick Aubameyang, sulmuesi i Arsenalit, nuk është në fushë në ndeshjen e skuadrës së tij në Europa League kundër Slavia Prague. Futbollisti nga Gaboni është infektuar me sëmundjen e malaries dhe fatmirësisht e ka kapur shpejt diçka të tillë.

Vetë Aubameyang ka njoftuar përmes rrjeteve sociale dhe shprehet se është mirë dhe do të kthehet më i fortë. “Përshëndetje djema, faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe telefonatat.

Për fat të keq jam prekur nga malaria kur isha me ekipin kombëtar në Gabon disa javë më parë.  Kam kaluar disa ditë në spital këtë javë, por tashmë ndihem më mirë çdo ditë falë mjekëve të shkëlqyeshëm që zbuluan dhe mjekuan virusin kaq shpejt.

Unë me të vërtetë nuk po ndihesha mirë dy javët e fundit, por do të kthehem edhe më i fortë se kurrë së shpejti”, shkruan sulmuesi i Arsenalit, që shpreson që skuadra e tij të fitojë dhe të kualifikohet në gjysmëfinale të Europa League. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aubameyang Pierre-Emerick (@auba)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!