Ishte live, prezantuesi britanik ndihet keq por vazhdon edicionin e lajmeve

schedule15:08 - 27 Prill, 2024

schedule 15:08 - 27 Prill, 2024

Mijëra britanikë janë shqetësuar për shëndetin e një prezantuesi britanik, pasi gjatë transmetimit live është ndjerë keq. Por më shqetësues ishte fakti, që transmetimi live nuk u ndërpre menjëherë pasi u vu re se spikeri 56 vjeçar nuk ishte në gjendje të mire shëndetësore.

Në një reagim publik ITV News në Mbretërinë e Bashkuar deklaroi se kupton shqetësimin e teleshikuesve për gjendjen shëndetësore të Rageh Omar ndërsa shtuan se gazetari po merr të gjithë kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Në reagimin e ITV Neës thuhet se ai ka falënderuar të gjithë ata që i kanë uruar shërim të shpejtë. Deri më tani nuk është zbuluar problemi shëndetësor prej të cilit vuan prezantuesi britanik, apo se në çfarë faze është trajtimi i tij.

Rageh Omar e ka nisur karrierën e tij gazetareske në vitin 1990 si praktikant në gazetën The Voice of Brixton në jug të Londrës. Në vitin 2003 ai raportoi për BBC-në nga lufta në Iran për të vijuar më pas karrierën si korrespondent i BBC.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!