Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtratin e lumit Vjosa, ndërsa dyshimet e para janë se ai është mbytur.
Novrus Kanani ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme, ndërsa ishte bashkëshortja e tij ajo që ishte drejtuar në polici për ta gjetur.
Njoftimi i policisë:
Përmet/ Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur shtetasi N. K., rreth 65 vjeç, banues në Përmet.
Ditën e sotme, bashkëshortja e shtetasit N. K. ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al